Wake Up/ Mirgit Vataj: Policia të konsiderojë gjetjen e fëmijëve të humbur përmes Facebook-ut
  • 4 years ago
Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116 111 është një linjë shërbimi e krijuar që në vitin 2009, e mbështetur nga zyra e UNICEF Shqipëri dhe ofron për të gjithë fëmijët në rrezik, apo edhe ata që dhunohen e shfrytëzohen në kushte rruge, etj, këshillim dhe ndihmë falas 24/7. Mirgit Vataj drejtues i kësaj linje shprehet se për gjetjen e fëmijëve të humbur duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Një prej këtyre mundësive që në Shqipëri nuk po shfrytëzohet janë rrjetet sociale e më konkretisht Facebook-u. "Policisë së Shtetit i kemi bërë një propozim për t'u bërë pjesë e një sistemi që quhet "Amber Alert" ku negociohet me Facebook-un dhe me rrjetin ndërkombëtar të fëmijëve të humbur, një procedurë shumë e thjeshtë që do të ndihmonte Policinë e Shtetit në gjetjen e fëmijëve të humbur. Që ta kuptojmë më mirë; Facebook-u na garanton hedhjen në sistem direkt të një rasti të një fëmije të humbur në momentin që prindi shkon në rajon dhe bën denoncimin për humbjen e fëmijës. Policia mund t'i kërkojë prindit një foto të fëmijës dhe në momentin që regjistrohet procedimi gjithë përdoruesve të Facebook-ut në Shqipëri ju vjen një notification me: A e keni parë këtë fëmijë? Kjo shoqëruar edhe me numrat e kontaktit ku mund të telefonojnë ata persona që kanë informacion. Këtë mundësi, Policia e Shtetit duhet ta marrë në konsideratë. Ne kemi pothuajse një vit që ia kemi bërë si propozim. Me këtë sistem policia e vendeve Evropiane por dhe në Amerikë ka pasur shumë sukses përsa i përket gjetjes së fëmijëve pasi të gjithë janë në Facebook dhe informacioni vjen në kohë reale."- tha Vataj drejtues i Linjës Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116 111.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended