Klandestinë përmes Shqipërisë, 1200 emigrantë të paligjshëm janë kapur në Korçë

  • 5 years ago
#rtvora
Rreth 1200 emigrantë klandestinë janë kapur vetëm në qarkun e Korçës në tre muajt e parë të vitit 2018 në tentativë për të kaluar përmes vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Autoritetet nuk japin të dhëna zyrtare, por rastet kanë qenë të vazhdueshme në qarqet e Gjirokastrës e Korçës ku kamera e RTV Ora fiksoi ndalimin e katër klandestinëve.

Këto katër emigrantë të paligjshëm u kapën të premten në kufirin e gjelbër në Kapshticë dhe kamera e RTV Ora në Korçë i filmoi teksa futen në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit.

Janë dy meshkuj e dy femra, nga Siria dhe Irani.

Edhe pse rruga ballkanike e klandestinëve e shmang Shqipërinë, nga Greqia në Maqedoni, tentativat nuk mungojnë.

Të dhënat zyrtare mungojnë, por burime konfidenciale flasin për mbi 1200 të ndaluar në tre muaj vetëm në qarkun e Korçës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kater-klandestine-nga-siria-dhe-irani-kapen-ne-kapshtice

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended