Masat në shkollat e Tiranës/ Vendosen shenjat e distancës, orë të reduktuara e mësim me turne - VP

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkollat në të gjithë vendin kanë nisur përgatitjet për të pritur nxënësit më 14 shtator. Fëmijët dhe mësuesit do të mund të futen në ambientet e shkollës, vetëm pas matjes së temperaturës dhe dezinfektimit të duarve. Mësimi do të zhvillohet me turne sipas një grafiku oraresh të përcaktuara nga çdo institucion arsimor. Në shkollën 9-vjeçare ?Androkli Kostallari? në Tiranë, mësimi do të zhvillohet me dy turne dhe klasa do të ndahet në dy grupe. GENTJANA DOLLJA DREJTORE SHKOLLA ?ANDROKLI KOSTALLARI? ?Masat që ka marrë shkolla janë kryesisht përsa i përket higjienës, që është maksimale, jo se nuk ka qenë, por tani është shtuar kujdesi. Klasat do të jenë me numër të reduktuar, që do të thotë nxënësit do të ndahen me dy grupe dhe mësimi do të funksionojë me dy turne. Orët do të jenë 30 minutëshe. Nuk do të lejohet konsumimi i ushqimit në ambientet e shkollës. Fëmijët do të shoqërohen nga mësuesi përgjegjës i katit për të shkuar në tualet. Nuk do të ketë pushime mes orëve.? Edhe në Durrës po zbatohet protokolli i masave të sigurisë. 5 shkolla rezultojnë të dëmtuara nga tërmeti, nxënësit e të cilave do të zhvendosen në ambiente të tjera. Shkolla ?Marie Kaçulini? do të presë 936 nxënësit që vijnë nga një tjetër institucion, i cili është në rindërtim. EDUARD PRENGA DREJTOR I SHKOLLËS ?QEMAL MICI? ?Po merren të gjitha masat për funksionimin normal të mësimit. Nxënësit e shkollës tonë do të zhvendosen në shkollën ?Marie Kaçulini? dhe do të kombinojmë turnet.? Prindërit vazhdojnë të mbështesin kthimin në shkollë të fëmijëve të tyre, pasi mësimi online nuk ka rezultuar efikas për ta. PRINDËRIT ?-Për mësimin online nuk jam dakord, është shumë i vështirë, edhe për ne prindërit. Ne nuk bëhemi dot mësues që t?ju mësojmë fëmijëve siç i mëson mësuesja në shkollë.? ?-Në shkollë nuk do të thotë që rreziku i infektimit nuk ekziston, por është një zgjidhje, më e mirë se sa fëmijët të rrinë në shtëpi? Në shkollat e Beratit po ashtu është kryer dezinfektimi i mjediseve, vendosja e sinjalistikës orientuese që do të lehtësojë ruajtjen e distancës. NXËNËSIT ?-Matim temperaturën para se të futemi në mësim, lajmë duart me sapun, ruajmë distancën nga njëri-tjetri? ?-Vendosim maskën, dezinfektojmë duart.? Pas çdo ndërrimi turnesh, klasat dhe ambientet e shkollës do të dezinfektohen, për të pritur nxënësit.

Recommended