Ora News - Vendimi: 150 oficerë sigurie do të vendosen në shkollat shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në 150 shkolla të vendit do të vendosen oficerët e sigurisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Rama: Sot ne kemi vendosur të nisim zbatimin e programit e ri për oficerët e sigurisë në shkollat e vendit. Ky program u pilotua me rezultate të kënaqshme të konfirmuara nga komuniteti i mësuesve, prindërit dhe policia e shtetit në 15 shkolla. Tani do të shtrihet në 150 shkolla dhe do të fillojnë nga puna 150 oficerë sigurie të trajtuar enkas për këtë program. Është një program që siguron një rritje të ndërveprimit, mes shkollës familjes dhe policisë së shtetit në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeve të dhunës apo bulizmit. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit nga duhani dhe në funksion të mbrojtje së mos lënit të mësimit.

Ne jemi të interesuar dhe sigurohet një hallkë e munguar pasi oficeri i sigurisë nuk është një polic, por një ndërmjetës mes fëmijëve mësuesve dhe prindërve dhe një vëzhgues i posaçëm.

Besojmë shumë që cka kemi parë në këto 15 shkolla projekt pilot, jo vetëm do konfirmohet por do na japë një bazë rregulli në shkolla.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vendimi-150-oficere-sigurie-do-te-vendosen-ne-shkollat-e-vendit

Recommended