Report TV - Shqetësimi i FMN për koncesionet Sejko: Duhet studim e transparencë
  • 6 years ago
Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko ka komentuar shqetësimin e ngritur nga FMN për koncesionet. Sejko e cilësoi si normal rekomandimin e FMN, ndërsa sipas tij, aplikimi i koncesioneve në rast se do të bëhej në mënyrë të strukturuar, do të rezultonin të suksesshëm dhe do të ndikonin në rritjen ekonomike të vendit.

Guvernatori deklaroi se koncesionet duhet të bëhen sipas standardeve evropiane dhe në mënyrë transparente. ?Rekomandimi është normal dhe standard, Shqipëria është një vend me nevoja të mëdha për investime dhe resurse të kufizuara.

Aplikimi i koncesioneve në rast se do të bëhej në mënyrë të strukturuar që do të rezultonin të suksesshëm do të ndikonin në rritjen ekonomike të vendit. Edhe FMN është shprehur se nuk ka asgjë kundër PPP, por duhet të jenë të studiuara, me rentabilitet dhe të suksesshme, pasi edhe impakti fiskal do të ishte brenda parashikimeve.
Recommended