Report TV - Agim Ismaili kërkesë AKU-së: Duhet të certifikoni ushqimet për të burgosurit
  • 4 years ago
Çfarë hanë të burgosurit në burgje do duhet më parë të certifikohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ka qenë kjo kërkesa e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili për AKU. Sipas kësaj kërkese që mban firmën e Ismailit kërkohet nga AKU ngritja e komisioneve të posaçme për kontrollin e operatorëve ushqimor të kontraktuara për të ofruar këtë shërbim në burgje.

Kontrolli i kërkuar konsiston në sigurinë e cilësisë, etiketimin dhe sigurinë ushqimore të produkteve bazuar në kërkesat e legjislacionit për ushqimit. Ngritja e këtyre komisioneve sipas kërkesës vjen për shkak se në çdo institucionet të burgut apo në ambiente të paraburgimit duhet të ushtrohen kontrolle të shtuara për normat e sigurisë ushqimore të detyrueshme duke qenë se këto ambiente konsiderohen si sociale dhe ku konsumatori nuk ka mundësi vlerësimi apo zgjedhje.Lidhur me hartimin dhe ngritjen e këtyre komisioneve shkresa mbyllet dhe me një kërkesë tjetër sa i takon trajnimit të komisionerëve që do jenë pjesë e grupeve të vlerësimit.
Recommended