Kush vjen per dreke/ Ushqimet qe nuk duhet te konsumoni ne ditet e nxehta (21.05.2018)
  • 6 years ago
Teksa vera vjen ne kërkojmë gjithmë e më shumë ushqime të shpejta, por edhe të freskëta.
Sot në rubrikën ?me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë?, blogera e ushqimit Kristi Janku ndryshe nga java e kaluar, kishte zgjedhur të ndajë informacion lidhur me ushqimet që nuk duhet të konsumojmë në ditët e nxehta.
Por cilat janë këto ushqime?
-Brumërat e skuqur. Ato janë një zgjidhje e gabuar, kanë shumë vaj dhe çdo gjë kalon në nxehtësinë e skuqjes. Në vend të petullave të mbushura dhe të skuqura ju mund të konsumoni një hamburger me perime të freskëta.
-Kokteilet. Ato janë të mbushur me ëmbëlsues dhe kanë kalori marramendëse. Duken freskuese, por në fakt nuk janë. Ju mund të zgjidhni alkool të pastër shoqëruar me zhveps.
-Akulli me shije. Ashtu si kokteilet edhe akulli me shije frutash është i mbuluar me ngjyrues dhe koncentratë të panevojshëm. Në vend të tyre lejojini vetes një akullore.
-Fruta deti të skuqura. Ato janë shija e verës, por përse t?i shkatërrojmë ato duke i kaluar në skuqje. Në vend të friturës ju mund të porosisni sallatë të ftohtë deti.