3 years ago

Report TV - Zgjedhja e kandidatëve/ Konservatorët britanikë ‘OK’ Bashës: Duhet transparencë në parti

Report TV
Report TV
E kanë realizuar sikur duhet formulën e propozuar për përzgjedhjen e kandidatëve'. Vlerësimin kryetarit të Partisë Demokratike ia jep ideatori i kësaj risie në selinë blu, Fondacioni i konservatorëve britanikë.

Në një postim në rrjetet sociale përfaqësuesit e këtij fondacioni thonë se ky hap është shumë i rëndësishëm për të siguruar një transparencë në procesin e brendshëm zgjedhor. Më herët demokratët morën vlerësime edhe nga deputeti Alex Shelbrooke.

Të enjten kryedemokrati Basha prezantoi udhëzimin që parashikon 4 faza të identifikimit e përzgjedhjes së kandidatëve, ku 20% e këtyre kandidaturave do të propozohen nga kryesia. Me hapjen zyrtare të përgatitjeve për fushatë, Lulzim Basha ka vijuar takimet mbi planin ekonomik që ka opozita.

Të premten ai u takua me Administratorin e Përgjithshëm të Konfindustrisë, me të cilin diskutoi për problemet e industrialistëve shqiptarë.

Browse more videos

Browse more videos