Virozat dhe gripi/ Mjekja për Report Tv: Këto grupmosha duhet të vaksinohen, jeni ende në kohë

  • 5 years ago
Teksa virusi i gripit po gjen përhapje të madhe sidomos tek moshat e vogla, mjekët këshillojnë vaksinimin e qytetarëve. Entela Kolovani mjeke infeksioniste në QSUT bën thirrje që të vaksinohen sidomos të sëmurët kronikë, pasi janë ende në kohë që ta parandalojnë virusin e gripit.

Mjekja Kolovani jep detaje rreth virozave që qarkullojnë, ndërsa i këshillon qytetarët që të drejtohen nëpër poliklinika në momentin e parë që përballen me simptomat të gripit.

Prej më shumë se dy javësh në vendin tonë qarkullojnë viruse si Fruthi dhe AH1N1, ku rastet janë gjithnjë në rritje. Vaksinimi në kohë dhe zbatimi i këshillave të mjekut mbeten forma më e mirë parandaluese.

Recommended