Report Tv - Rritet numri i të prekurve nga gripi/ Mjekja Tatjana Nela: Fëmijët më të prekurit
  • 5 years ago
Ndonëse nuk jemi në prag epidemie, çdo javë në vendin tonë raportohen 16 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme. Mjekja infeksioniste Tatjana Nela për Report Tv tregon se më të prekur nga virozat gripale janë fëmijët, ndërsa shton se nuk kanë munguar as rastet e rënda.

Në poliklinikën tonë kemi shtim të rasteve me grip.Kemi bërë 30-40 vizita në ditë. Fëmijët janë paraqitur me temperaturë, me kollë, me të vjella me heqje barku. Kemi pasur disa raste dhe më të rënda, kemi bërë dhe serume në ambulancë.

Mjekja Tatjana Nela
Recommended