Ora News - Skandal në Gjykatën e Tiranës, 300 dosje nuk dërgohen për rekurs

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 300 dosje që i përkasin periudhës 2008-2015 nuk i janë dorëzuar Gjykatës së Lartë me relacion shoqërues megjithëse ndaj tyre ishte ushtruar rekurs. Skandali është zbuluar pak javë me parë në momentin kur po kryhej spostimi i dosjeve nga arkivi i gjykatës për në magazinat në Lundër. Menjëherë është shkarkuar kryesekretarja e gjykatës, e cila do dërgohet për ndjekje penale.
Një skandal është zbuluar në Gjykatën e Tiranës, ku rreth 300 dosje të viteve nga 2008 -2015 nuk i janë dorëzuar për rekurs Gjykatës së Lartë.
Skandali është zbuluar disa javë më parë teksa një pjesë e dosjeve po spostoheshin për në magazinat në Lundër ku dhe do të arkivohen.
Bëhet fjalë për rreth 299 dosje civile dhe 1 penale që i përkasin viteve 2008 -2015 ndaj të cilave është ushtruar rekurs.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/skandal-ne-gjykaten-e-tiranes-300-dosje-nuk-dergohen-per-rekurs/

Recommended