Basha: Kosoves nuk i nevojitet protagonizmi i Tiranes | Lajme - News

  • 4 years ago
Në krah të kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi qëndrimin e opozitës shqiptare kundër çdo ideje për ndryshim të kufijve apo ndarje të Kosovës.

?Kundër çdo ndarjeje të Mitrovicës?.

Deklaratat e Bashës u mirëpritën nga Bahtiri, i cili kërkoi më shumë mbështetje për gjendjen në të cilën ndodhet Mitrovica.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Basha u prit edhe nga kreu i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Temat e diskutuara nisën me pandeminë pa lënë mënjanë negociatat Prishtinë-Beograd dhe akuzat e Gjykatës Speciale ndaj Ahmeti kërkon bashkëpunim në këtë situatë të vështirë për Kosovën.

?Pra, është periudhë e vështirë, ta saktësoj, po t?i shtohet edhe çështja e problemeve ekonomike e shëndetësore, që i kemi për shkak të pandemisë, e pastaj edhe krizën politike, mendoj se ndihma e Shqipërisë tashmë është më e domosdoshme se kurrë?, tha Ahmeti.

Por Basha thotë se qeveria e Tiranës duhet të jetë mbështetëse dhe jo protagoniste kur flitet për Kosovën.

?Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana është të qëndrojë larg protagonizmit të pavend dhe iniciativave të pa konsultuara, të cilat kanë sjellë dëme, që duhen rikuperuar?, tha Basha.

Basha përsëriti se synimi i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë njohja reciproke ndërsa theksoi se akuzat e Hagës do të vërtetojnë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë duke mos i kursyer rezervat për procesin.

?Boll më me një peshore, e cila anon nga ana e akuzave ndaj viktimës, ndaj mbrojtësve të viktimës, ndërkohë që krimet çnjerëzore të ndodhura në territorin e Kosovës mbeten pa autor?, tha Basha.

Basha zhvilloi homazhe edhe pranë varrit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova. U ndaj edhe në kullën dhe varrin e Isa Boletinit për ta mbyllur vizitën në Kosovë me homazhe në Prekaz te memoriali i familjes Jashari.

Gjatë 2 ditëve në Kosovë Basha u prit nga autoritetet më të larta, Presidenti Thaçi, Kryeministri Hoti, kryeparlamentarja Osmani dhe krerët e partive politike kryesore në vend.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended