Nuk ka fitues mes Tiranës dhe Kastriotit, por surprizon Skënderbeu. Rezultatet e javës së 34
  • 5 years ago
Tirana ka humbur shansin e artë për të siguruar mbijetesën pasi në përballjen direkte me Kastriotin në ?Selman Stërmasi? kanë barazuar 0-0. Në këtë takim që u luajt pa tifozë, skuadrat patën rastet e tyre, por ata që shpërdoruan më shumë ishin miqtë nga Fushë-Kruja. Për t?u veçuar edhe shtylla e Tiranës, por që në fun vlejti sa për statistikë. Pas 90 minutave ata që festuan më shumë ishin krutanët të cilët në dy javët e mbetura kanë një kalendar më të favorshëm në krahasim me Tiranën. Pas 34 ndeshjesh bardheblutë renditen në vendin e 8 me 41 pikë, 2 më shumë se Kastrioti.

Ndërkohë në takimet e tjera bie në sy fitorja e Skënderbeut me rezultatin 0-3 kundër Kukësit. Në takimin e zhvilluar në Kamzë për të besuarit e Orges Shehit realizuan Muzaka dhe Bregu në pjesën e parë, ndërsa Pervan në të dytën. Më ketë fitore Skënderbeu ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe shpreson për Europën, pasi Laçi u mposht 0-1 në Vlorë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ?Flamurtari?, vendasit morën tre pikët kundër kurbinasve falë golit të realizuar nga Idriz Batha në minutën e 26. Gjithsesi kjo fitore i mban në vendin e katërt vlonjatët, pasi Teuta e vendit të tretë ka hedhur një hap të rëndësishëm për Kupat e Europës duke mposhtur Partizanin e shpallur kampion.

Në ?Niko Dovana? skuadra e Shkëmbit pati mundësinë të përballej me një Partizanin me fushë ndryshime në formacion dhe arriti që të realizonte dy herë me Progni-n dhe Kallakun.
Recommended