Ora News - Aksident - Kamioni përplas për vdekje këmbësoren në aksin Shkodër-Vau Dejës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një këmbësore mbeti e vdekur pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës së Mjedes, pjesë e segmentit rrugor Shkodër- Vau Dejës.
52-vjeçarja me inicialet A.L ka qënë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga kamioni me targë AA 682 MO, që drejtohej nga 38 vjeçari Agim Uka banues në qytetin e Pukës.
Të paqarta janë ende rrethanat e këtij aksidenti dhe vetë mënyra se si është përplasur shtetësja në fjalë nga automjeti.
Mësohet se pikërisht ajo është përplasur me njërën nga gomat anësore ndërsa po ecte në krah të rrugës dhe goditja e marrë ka qënë fatale për të, duke gjetur vdekjen në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kamioni-perplas-per-vdekje-kembesoren-ne-aksin-shkoder-vau-dejes/

Recommended