Meta flet për Ora News: Situata na shqetëson. Të tregojmë fleksibilitet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër vjet nga marrëveshja e firmosur me PS për koalicionin, Ilir Meta flet nga Shkodra për Ora News. Kreu i LSI ka shmangur komentin për vazhdimësinë, duke u fokusuar te kriza politike.
Meta tha se shqetësimi kryesor është dalja nga situata që po kalon vendi, me opozitën në çadër, ndërsa theksoi se duhet të ndihmojmë në një dialog proaktiv politik që procesi përpara zgjedhjeve të kthehet në normalitet dhe shqiptarët të votojnë të qetë, në mënyrë të drejtë e të barabartë.
Ilir Meta: Jemi përpara një momenti të rëndësishëm që është ai i kapërcimit të një ngërçi politik i cili mund të na çojë në një drejtim të gabuar. Ky është shqetësimi kryesor të ndihmojmë një dialog proaktiv politik që gjithë procesi i zgjedhjeve të ardhshme të hyjë në shinat e normalitetit dhe qytetarët shqiptarë të votojnë në mënyrë të qetë, të drejtë e të barabartë dhe vendi të ketë pas këtyre zgjedhjeve një moment të ri të forcimit të institucioneve dhe avancimit të reformave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/meta-flet-per-ora-news-situata-na-shqeteson-eshte-detyrim-te-tregojme-fleksibilitet/

Recommended