Ora News – Rama flet për protestat e "100 petritave të Saliut": S'duan të hyjnë në zgjedhje

  • 5 years ago
#oranews #edirama
Edhe në ditën e dytë të vizitës në fier kryeministri Edi Rama është pritur me protestat e opozitës. Në takimin Bashkia që duam" Rama ka ironizuar pjesëmarrësit e protestës, duke theksuar se qëllimi është bllokimi i zhvillimit të vendit. Ata që protestojnë janë 100 petritat e Berishës që përfaqësojnë dëshpërimin e tij dhe se janë në kthesë e në kthesë kanë për të mbetur, u shpreh kryeministri.

Edi Rama: "100 petritat e Saliut atje tek kthesa, përfaqësojnë dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij. Ata në kthesë janë, në kthesë do mbeten dhe kthesën nuk kanë për ta marrë dot përsa kohë nuk do të ndahen nga kush i ka marrë peng dhe peng ata nuk i ka marrë as qeveria dhe as PS por koka që nuk di ku i çon.

Kë duan të bëjnë për budallenj këta, se mirë kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkitë. I fusin në autobusa dhe bashkë me ata që i janë mbyllur lojrat e fatit."

Rama kujton dhe çadrën para zgjedhjeve 2017 dhe marrëveshjen

Për Ramën është Basha që nuk iu përmbajt marrëveshjes së vitit 2017 para zgjedhjeve parlamentare

"Ne i morëm në qeveri, dolën nga cadra dhe erdhën në qeveri. Morën çfarë deshën, ministrinë e Brendshme, ministrinë e Financave, ministrinë e Arsimit, dhe OSHEE. Morën kryetarin e KQZ-së dhe shumicën e KQZ-së si asnjëherë më parë. Për një arsye shumë të thjeshtë merri këto ama nënshkruaj: Lulzim kush fiton qeverisë, kush humbet bën opozitë dhe të gjithë bashkë kemi çkemi në gjuhë të huaj nuk i i biem në qafë Shqipërisë"

PD i druhet humbjes ne zgjedhjet 2019

Rama thotë se PD po shkakon këtë situatë për shkak se nuk do të dalë në zgjedhjet e qershorit 2019 pasi i druhet humbjes.

Rama: Kë duan të bëjnë për budallenj këta, se mirë kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkitë. I fusin në autobusa dhe bashkë me ata që i janë mbyllur lojrat e fatit. Kërkojnë ti shmangen qershorit. Nuk duan të ballafaqohen në zgjedhjet e qershorit 2019. Këtu e kanë e kanë gjithë hallin. Duan të krijojnë të gjithë alibinë se zgjedhjet këtu blihen e shiten. Halli tjetër është reforma në drejtësi sepse laku po shtrëngohet dhe disa halle ata i kanë ia di i gjithë populli dhe gjithë Shqipëria.

Rama flet dhe per opoziten e re

Sa i përket djegies së mandateve Rama thekson se opozita është futur në një rrugë pa krye

"Zoti nuk ndërhyn në procesin zgjedhor se po të merrej me zgjedhje Monikës do ti kishte rënë rrufeja dhe larg qoftë do kishim mbetur pa doktoreshë. Po kur thonë që këta që hyjnë në parlament janë të Ramës. Po pse unë i vura në lista?! Unë ia kapa Monikës dorën dhe shëno këto në lista?! Apo i mbajta dorën Lulit.. Lulin e mora për dore por nuk i mbajta dorën. Dhe tani atyre që i vjen mundësia të bëhen deputetë të marrin rrogë e pension. Ikën nga parlamenti se nuk kane ide as program"

E mendoni dot që kandidati për kryeministër vjen me vezë në xhep?!

Sa i takon PD dhe LSI Rama tha: pak nga pak ata do të treten rrugëve. Nuk e di nëse do futen në zgjedhje apo jo por si ta duan .. një gjë është e sigurtë ata nuk fitojnë...

Recommended