Ora News - Rama flet me emra: Ramazani, Agroni, Pali kanë zaptuar Tiranën dhe duan dëmshpërblim

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me protestuesit përpara derës së parlamentit, kryeministri Edi Rama tregoi me emra ata që i quajti zaptues të shtratit të rrugës së Unazës së Re, duke përmendur objektet që secili prej tyre ka ndërtuar në Tiranë.

Rama: Bashkimi është rekordmeni, është oligarku i këtij sektori. Te shtrati i Unazës së Re shoku Bashkim do lekët për godinën e tetë pa leje, të tetën. I do 100%.

I prerë që paratë e buxhetit të dedikuara për rritjen e pagave nuk mund të shkojnë si dëmshpërblim për zaptuesit, Rama tha se do të përfitojnë vetëm ata që janë të legalizuar dhe ata që kanë ndërtuar për të pasur një strehë.

Megjithatë, edhe ata që janë legalizuar, dosjet e tyre do të shkojnë në prokurori, pasi kanë ndërtuar në tokë me pronar.

Rama: Me këta njëherë të kategorisë së zaptuesve profesionistë, as nuk bëhet fjalë, jo dëmshpërblim 100%, por as nuk bëhet fjalë, asnjë lloj tolerance. Zero dhe ata bëjnë mirë të largohen vetë që aty, të mos dalin më të zënë rrugën. Për këta 40 që janë legalizuar, korrik- shtator të 2013, gjatë verës, sigurisht që do bëjmë shpronësimin, por do çojmë në Prokurori dosjen. Kush ua ka bërë ato legalizime? Kush ua ka bërë? Pastaj le të dali Kadri Saliu dhe të thotë si ishte puna, se ashtu ishte një muhabet, se kështu e ka politika, bashkë me artistin. Së dyti, për ata që janë vetëm me shtëpi, por që janë të paligjshëm. Ne nuk mund të bëjmë dëmshpërblime, por do të japim bonusin e qerasë tre vjet. Çfarë duan më shumë tani?

Me thirrjen e vendosur për tu larguar nga rruga dhe për të mos bllokuar projektin, Rama tha se çmimi i lartë i kësaj rruge vjen si pasojë e cilësisë dhe stadardit europian që po ndërtohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-opozita-udheheq-protesten-me-te-tupshme

Recommended