Ora News - Paketa anti-shpifje, Rama në Kuvend flet me emra: Peç Vasili, Artur Zheji, Mark Marku

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama edhe në ditën kur do të miratohet paketa anti-shpifje ka sulmuar gazetarët. Nga foltorja e Kuvendit, Rama ka përmendur Artur Zhejin dhe Mark Markun, që sipas tij shpifin.

Edi Rama: Peci Vasili...del Peçi për lirinë e shprehjes, në 7 fjalë 6 i ka sharrje dhe shpifje. Po bëjmë ligj të mbrojmë veten ne nga Peçi Vasili.

Peçi vasili është heroi i fjalës së lirë që del bashkohet me ata heronjtë e tjerë.

Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do largohem nga Shqipëria po u bë ky ligj. Pasi shkoi dhe në gjykatë humbi dhe gjyqin, ishte një shpifje e ulët. Ca është kjo. Kjo nuk është për mua. Unë me këta kështu jetoj dhe mbijetoj edhe 1 mijë vjet të tjera. Por kjo është për shoqërinë. Kjo është për të lehtësuar gjithë atë koncentrat helmi që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi deri në darkë.

Një tjetër hero atje jashtë është Mark Mark Marku. Jo më larg se dje, unë nuk i ndjek por pashë një reflektim në gjithë portalet e lirisë. Nuk lë fjalë të ndyrë duke e kërcënuar një deputet se do ti thyejë kokën me shishe. Ky është profesori i letrave Mark Mark Marku. Duhet markuar me pullë të kuqe kur merr përsipër të flasë për lirinë po që ka gjithë lirinë të thotë gjithë ato që do. Ky ligj nuk është për deputetin që të cojë përpara autoritetin Mark Mark Markun që ju shthur goja, është ligj për të garantuar që publiku të mësojë më shumë për ato që thuhet.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/paketa-anti-shpifje-rama-ne-kuvend-flet-me-emra-gazetaresh

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended