RTV Ora – Vettingu, Caka: Rama dhe Lleshaj duan një polici të frikësuar

  • 5 years ago
#rtvora
Për Lëvizjen Socialiste në Integrim, ndryshimi në ligjin për vetingun është një akt kriminal i kryeministrit Rama dhe ministrit Lleshaj. Në një dalje nga selia e LSI, ish-deputetja Silva Caka tha se ditën e enjte u vra shpresa për një polici dinjitoze.

Silva Caka: Kjo është pikërisht ajo që i duhet Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, një Polici e frikësuar, një Polici e tensionuar, e cila nga frika e moskalimit të Vetting-ut, bie pre e dëshirave të errëta të pushtetarëve dhe kriminelëve.

Prandaj, i ftoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të denoncojnë çdo moment paligjshmërie, presioni dhe tensioni gjatë procesit vetjak të Vetting-ut. Vetëm në këtë mënyrë do të mund t?i shërbeni vendit tuaj në të vërtetë, vetëm në këtë mënyrë përmbushni betimin tuaj për besnikëri ndaj kryerjes së detyrave tuaja, zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë me ndershmëri dhe paanshmëri gjatë gjithë kohës, ashtu siç jeni betuar kur keni marrë detyrën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-caka-rama-dhe-lleshaj-duan-nje-polici-te-frikesuar
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended