Ngacmimi seksual nga polici, Lleshaj: Kush është denoncuesi? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri Lleshaj është treguar i rezervuar sa i takon ngjarjes së ndodhur në Malësinë e Madhe ku një efektiv policie shfaqej në një video teksa kryente veprime të turpshme.Nga Malësia e Madhe ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj zone, Lleshaj tha për mediat se policia është në kërkim të denoncuesit pasi nuk rezulton që të ketë një denoncim në polici për këtë ngjarje.?Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është - kush është denoncuesi!?Sipas Lleshajt, policia është fytyra e të gjithëve dhe se nuk duhet paragjykuar.Kurse sa i takon mbajtjes në arrest të efektivit, Lleshaj tha se ai po mbahet I burgosur me qëllim që të mos intimidohet denoncuesi.?Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.?

Recommended