Ora News - Meta: Të merren masa emergjente për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë kanë mbetur ende vetëm në letër, duke u shfrytëzuar si ping pong ndërmjet institucioneve për akuza të ndërsjellta. Një ditë pasi socialistët apeluan Presidentin për bashkëpunim, madje duke vendosur fundin e vitit si afatin e fundit për të ngritur dy gjykatat, Ilir Meta e drejton gishtin drejt KED dhe KLGJ.

Në një letër drejtuar Kuvendit, KED, KLGJ dhe Avokatit të Popullit akuzon drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë për anomali ligjore ndaj procesit të filtrimit të kandidatëve për Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë.

?Në këto kushte, KED-së i kërkohet të vijojë punën me impenjim të plotë dhe pa u ndikuar nga aktorë të ndryshëm, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave brenda muajit shtator 2020, për të tre vendet vakante që i përkasin Presidentit dhe Kuvendit, duke shmangur çdo vendimarrje antikushtetuese që do të impononte reagim dhe do të shkaktonte pasoja të pandreqshme ndaj këtij procesi jetik për vendin.?

Madje Meta hedh dyshime se pse në mbledhjen e ditës së mërkurë të KED shqyrtohen vetëm 4 kandidatëve, ku për vakancën e Presidentit janë 10 emra.

?Një ndarje e tillë, përveçse do të sjellë implikime të forta ligjore për veprimtarinë e KED-së, krijon dyshime për një proces selektiv të paramenduar dhe vonesë të qëllimshme në këtë proces.?

Kreu i Shtetit nuk shikon asnjë ndryshim në procedurat e ndjekura nga KED, edhe pas largimit të Dvoranit.

?KED u kthye sërish në praktikën e vjetër, duke shkelur hapur parashikimet Kushtetuese, duke ripërjashtuar institucionin e Avokatit të Popullit nga mbledhja e datës 21 gusht 2020. Kjo është anomali edhe më e rëndë, që e ndërlidhur me veprimet e tjera, tregon se KED është shumë pranë rrëshqitjes sërish në paligjshmëri.?

Kërsa e Ardian Dvoranit për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit ka shqetësuar sërish Ilir Metën. Madje Preisdenti parlajmëon KED se shqyrtimi i kësaj kërkesë është antikushtetuese.

?Përfshirja në rend dite dhe shqyrtimi i një çështjeje që në thelb është e zgjidhur dhe që nuk është kompetencë e KED-së. Para së gjithash është kapërcim kompetencash dhe përbën shkelje të parashikimeve të Kushtetutës dhe ligjit që sjell implikime ligjore si për anëtarët e KED-së, ashtu dhe për vendimmarrjen e këtij organi.?

Në letrën e tij, Kreu i Shtetit shpreh pakënaqësi të mëdha ndaj KLGJ, sipas të cilit që prej 2 vitesh ka propozuar për emërim në Gjykatën e Lartë vetëm 3 emra. Në fund Meta paralajmëron se çdo veprim i qëllimtë për bllokimin e funksionimit si të Gjykatës së Lartë ashtu dhe të Gjykatës Kushtetuese, kërkon mbajtjen e përgjegjësive ligjore nga çdo funksionar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/meta-te-merren-masa-emergjente-per-te-bere-funksionale-gjykaten-kushtetuese/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE ww...
Recommended