"Bashkëpunim me Ruçin", Meta: Nëse do bëhej takimi i 2017-tës, sot do të kishim Gjykatën Kushtetuese

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

I shqetësuar për temperaturat e larta me të cilat gazetarët po qëndronin në konferencën e së premtës, Presidenti me një kollare që binte në sy për shkak të ngjyrave të forta, me tone të qeta tregoi arsyen që sipas tij vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe largimin e PD dhe LSI nga Parlamenti!

Meta: Nëse ky takim nuk do të ishte minuar me presidentit, kreut të Kuvendit dhe BE-së, atëherë vendi nuk od të kishte qëndruar asnjë sekondë pa gjykata kushtuese. Besueshmëria e reformës në drejtësi do të ishte në nivelet më të larta dhe as opozita nuk do të kishte pasur justifikime për tu larguar nga parlamenti dhe negociatat do të ishin hapur me kohë.

Pasi shqipëruan zyrtarisht opinionin përfundimtar të komisionit të Venecias, Ilir Meta ka edhe një ftesë zyrtare për Gramoz Ruçin.

Meta: Për të zhvilluar një takim duke filluar nga e hëna në mënyrë që në Shqipëri, reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur.

Kreu i Shtetit hedh poshtë çdo aludim për pazare politike me Edi Ramën për kreun e KLSH-së.

Meta: Nuk e ekziston një marrëveshje e tillë. Nuk kam ndërmend të merrem me me thashetheme. Ju e dini mirë qëndrimin tim në lidhje me eurobondit.

Meta kërkoi mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria për Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK Veseli për të përballuar aktakuzat për krime lufte të ngritura ndaj tyre.

Meta: Është një zhvillim mjaft sfidant i cili jam i sigurtë që do të përballohet me shumë urtësi, unitet por dhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete.

Por ndryshe nga Edi Rama, Presidenti tregohet i kursyer ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Thirrjes së Behgjet Pacollit për një tryezë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kreu i shteti bën një autokritikë duke u shprehur se Kosova si shtet i pavarur i zgjidh krizat më mirë se vendi ynë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bashkepunim-me-rucin-meta-nese-do-behej-takimi-i-2017-tes-sot-do-te-kishim-gjykaten-kushtetuese

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended