Reforma ne Drejtesi, Meta: Po te ishte e suksesshme do te kishim Gjykate Kushtetuese
  • 5 years ago
3 vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi, Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se nëse do të kishte qenë e suksesshme, sot vendi nuk do të ishte pa një Gjykatë Kushtetuese.

?Unë i jam shmangur kësaj çështjeje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëtarë kam folur hapur prej kohësh, sepse po bëhen 3 vite nga miratimi me konsensus i Reformës në Drejtësi, në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe mund t?ju them, nuk do të them a është sukses apo është dështim, por mund t?ju them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë, jo me presion, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë asnjëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve?.

Presidenti u ndal në veçanti tek Gjykata Kushtetuese, pasi siç tha ai ?nuk mund të jem i qetë pa e nxjerr këtë merak?? Kreu i shtetit nuk i kurseu kritikat për të gjithë aktorët si ata në vend, ashtu edhe për ndërkombëtarët.

?Dy herë janë hedhur shortet e KED-së dhe kur kam qenë unë Kryetar Kuvendi dhe më pas kur isha president. Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me Kushtetutën, me ligjet, të bëhet gjëja më e mirë. Herën e dytë, si president duke e ditur dështimin e herës së parë, që u humb 1 vit kohë dhe askush nuk mbante përgjegjësi, sepse dikush thoshte më ka dezinformuar ky, dikush ai tjetri, një papërgjegjshmëri totale këtu, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë. Herën e dytë kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe të Euralius, që është një mision që paguhet nga taksapaguesit europianë për të garantuar zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri sipas standardeve europiane dhe në respekt me Kushtetutën dhe ligje e Shqipërisë. Dhe kam folur hapur, se unë jam president, më takon me Kushtetutë të hedh shortin dhe do ta bëj këtë gjë. Por ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur një vit më parë, kështu që t?i ftojmë të gjithë aktorët, jashtë kamerave, jashtë mediave, Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, përfaqësuesit e institucioneve të tjera që kanë detyrë të propozojnë që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, sepse jemi në një situatë ekstraligjore, sipas parashikimeve të vetë Kushtetutës. Që të mos kemi debate, kontestime, sepse nëse bëhet fjala për këto unë jam president, unë ia kaloj parlamentit, parlamenti ka përgjegjësi sepse ka miratuar Kushtetutën, ka miratuar ligjet etj?.

Misionin e Euralius e akuzoi se me porosi politike ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

?Dhe ditën e fundit, Euralius çon përgjigje zyrës së Presidentit që ne në takim nesër nuk vijmë dot, sepse ne jemi mision teknik. Pra një mision teknik do të thotë që kemi marrë një porosi politike. Unë nuk e di edhe sot se nga kush u mor kjo porosi politike. Të kërkon Presidenti i Republikës një gjë, ta kërkon zyrtarisht, ta kërkon për të mirën përbashkët, për një reformë që e kemi bërë të gjithë bashkë, ku do të diskutohet me të gjit...
Recommended