RTV Ora - Meta akuzon: EURALIUS në Shqipëri me porosi politike, reforma në drejtësi jo e suksesshme
  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka folur për krizën politike në Shqipëri. Ai thotë se nuk mund të flitet për sukses të reformës në drejtësi, kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese.

Ilri Meta: Kemi krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund ti shmangemi. Pas vendi pësoi 97 për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve më të mirë të Komisionit të Venecias edhe me kontributin e shumë personaliteteve në këtë vend. sepse u nxor mësim nga 97. U bë një kushtetutë për të parandaluar një 97, pra për të menaxhuar kriza të cilat mund të dalin jashtë kontrollit dhe një rrëshqitje të demokracisë drejt humnerës dhe anarkisë.

Në 2008 për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqëm të gjitha vidat, kontroll, balancë, llogaridhënie dhe kaluam nga një sistem parlamentar, kemi kaluar në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse ne sot kemi këtë situatë, ku parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet e tyre, por ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata, që të jemi të qartë.

Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëtarë kam folur hapur prej kohësh. Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t'ju them që po të ishte vërtet një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese.

Kur është bërë reforma kam qenë kryetar kuvendit, kam thënë prit: Vettingu po, patjetër, por do të kemi kujdes sepse mund të kërcënohet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presione, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëhere nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve.

Vijmë tek rasti i Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk mund të jem i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, që është institucioni kryesor që ka të bëjë edhe me zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektorit të Përgjithshëm. Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president duke ditur dështimin e herës së parë që u humb një vit kohë dhe askush nuk mbante përgjegjësi, sepse njëra palë thoshte me ka dezinformuar ky, tjetri thoshte ky, papërgjegjshmëri totale përfshi edhe partnerin ndërkombëtar.

Kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius, që është një mision që paguahet me taksapaguesit evropian për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri sipas standardeve evropiane dhe në respekt me kushtuten dhe ligjet e Shqipërisëë. Kam folur hapur si presidentit. Më takon si president më kushtetutë të hedh shortin, por ne e dimë sa çfarë ka ndodhur një vit më parë. Kështu që të ftojmë të gjithë aktorët, jashtë kamerave, jashtë mediave, kryetarin e kuvendit, kryetarin e komisionit të ligjeve që të unifikojnë në një qëndrim të përbashkët sepse jemi në një situatë ek...
Recommended