Top News - Mandati i Dvoranit/ Euralius e Opdat kthejnë përgjigje

  • 4 years ago
Mandati i Ardian Dvoranit është kthyer në temë diskutimi tashmë edhe në misione ndërkombëtare që ndihmojnë Drejtësinë në Shqipëri.
Kësisoj, përmes një letre EURALIUS dhe OPDAT i kanë kthyer përgjigje Këshillit të lartë Gjyqësor lidhur me mandatin e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ata refuzojnë të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit, teksa shprehen se kjo çështje nuk zgjidhet me opinione por duhet një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani lidhur me mandatin e tij ka bërë që Këshilli i Lartë Gjyqësor më 5 maj të 2020 të kërkojë një opinion nga EURALIUS dhe OPDAT.
Por në përgjigjen e tyre ata shprehen se ?kërkesa rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale dhe se nuk japin opinione në të tilla situata?.

Në mbledhjen e 5 majit 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas shqyrtimit të kërkesës së Presidentit Meta, për largimin nga detyra të kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani dhe shpjegimit të Dvoranit të arsyeve pse do të qëndrojë në detyrë, vendosi që për këtë çështje të kërkonte opinion nga EURALIUS dhe OPDAT.

Presidenti Ilir Meta pretendon se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe se qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin. Mbi kërkesën e Metës, Këshillit i Karrierës ka konkluduar se Dvoranit i ka mbaruar mandati që në vitin 2014, por sipas ligjit ai qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdianDvorani#KED#TopChannel

Recommended