Ora News - Mandati i Dvoranit, anëtari i Gjykatës së Lartë nuk përjashton mundësinë e ankimimit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
afë juridike vazhdon ta cilësojë Ardian Dvorani vendimin e KLGJ që deklaroi përfundimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë. I pyetyr nga RTV Ora Dvorani nuk ka përjashtuar edhe mundësine e ankimimit të këtij vendimi në Gjykatën Administrative megjithsëse siç shprehet ai kjo nuk është e shkruar në asnjë ligj apo Kushtetutë.


Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka zbardhur ende vendimin ku deklaroi përfundimin e mandatit për anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ky i fundit nuk ka përjashtuar mundësinë për ankimimit të këtij vendimi.


I pyetur nga RTV Ora, Dvorani ka pohuar se çdo vendim është i ankimueshëm aq më shumë, ky që sipas tij nuk parashikohet askund në Kushtetutë apo në ligj.


Anëtari i Gjykatës së Lartë ka pohuar se është ende shpejt për të menduar se si do te vijojë kjo procedurë, por ai do të bëjë zgjedhjen e tij, për këtë vendim te cilin e cilëson një gafë juridike.


Ndërkohë RTV Ora ka pyetur edhe KLGJ. Sipas tyre Këshilli ka tre ditë afat për ta zbardhur të arsyetuar vendimin, i cili do t?i vihet në dispozicion Dvoranit, ndërsa ky i fundit ka të drejtë të ushtrojë ankimin në Gjykatën Administrative të Apeli.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/mandati-i-dvoranit-anetari-i-gjykates-se-larte-nuk-perjashton-mundesine-e-ankimimit


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended