Ora News- Plani anti-kanabis, në operacion Shërbimet Inteligjente dhe Ushtria

  • 7 years ago
Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka hartuar një plan për parandalimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike. Plani u prezantua nga zëvendës kryeministri Niko Peleshi, i cili tha se ky plan parashikon një operacion të gjerë ndërinstitucional që do të sigurojë identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim.
Peleshi nënvizoi se në këtë operacion të kombinuar do të angazhohen institucione, si policia, ushtria, shërbimet inteligjente, bujqësia, mjedisi dhe shumë institucione të tjera.
Numri dy i qeverisë tha se plani parashikon gjithashtu edhe masa për ata zyrtarë që nuk administrojnë dot territorin që janë përgjegjës.
Në plan-tha Peleshi-, parashikohet edhe ndërgjegjësimi qytetar, ndërsa në zonat e prekura nga ky fenomen do të ketë nxitje të ekonomisë së ligjshme dhe lehtësim në taksa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-plan-kunder-kultivimit-dhe-trafikimit-te-kanabisit/

Recommended