Ora News – “Kriposen” fluturimet në Rinas, taksa shkon 202 euro

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Që prej 1 janarit 2017 për çdo fluturim që niset nga terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, paguhet taksë më e lartë operatorët.
Pagesa është një taksë mbi terminalin dhe është Organizata Eurocontrol ajo që bën me dije në publikimin e saj se prej 1 janarit, taksa mbi terminalin është 202.07 euro në TIA dhe norma e intereset për çdo pagesë të vonuar të detyrimeve nga operatorët e transportit ajëror është 9.88%.
Sipas Eurocontrol kjo pagesë bëhet vetëm në monedhën euro dhe për vjeljen e pagesave të terminalit ajo është e ngarkuar nga shoqëria shtetërore Albcontrol në zbatim edhe të legjislacionit shqiptar.
Kjo taksë për vitin 2016 ishte 158.7 euro dhe normat interesit për çdo vonesë pagese ka qenë më e lartë, 10.06%. Aeroporti i Rinasit është i vetmi në Shqipëri që mundëson transportin ajror dhe përpos tarifave për fluturimet, arkëtohen edhe të ardhura për fluturimet të cilat prekin hapësirë shqiptare, edhe pse mund të mos e kenë atë një destinacion final.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kriposen-fluturimet-ne-rinas-taksa-shkon-202-euro/

Recommended