Ora News – Anulohen fluturimet në Rinas, qytetarët: S’ka përgjegjshmëri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër kompani anulluan fluturimet për shkak të dëborës dhe ngricës në aeroportin e Rinasit. Si pasojë situatë kaotike u përjetua nga udhëtarët të cilër për orë të gjata pritën për mundësin e një fluturimi tjetër, ndërsa disa prej tyre kanë humbur edhe linjat tranzit si edhe vendet e punës. Situata u zhbollukua në mesditë, kur rinisën fluturime, ndërsa në pistë janë hedhur mbi 5 ton kripë.
Pasagjerët e linjave ajërore që zgjodhën të udhëtojnë këtë fillimviti nga Aeroporti i Rinasit janë gjendur të zënë në grackë mëngjesin e kësaj të enjteje. 4 fluturime në nisje dhe 2 në mbërritje u anulluar nga katër kompani ajërore si shkak i dëborës dhe ngricës në pistën e aeroportit dhe situata mori përmasat e kaosit.
Udhëtarët janë dyndyr para sporteleve të kompanive të transportit ajëror për një zgjidhje të dytë, ku disa prej tyre kanë pasur edhe probleme shëndetësore për shkak të orëve të gjata në pritje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/anulohen-fluturimet-ne-rinas-ankohen-qytetaret-ska-pergjegjshmeri/

Recommended