Bora paralizon fluturimet në Rinas, anulohen kater udhëtime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e dëborës që pushtuan Tiranën kanë sjellë probleme edhe në aeroportin e Rinasit. Disa fluturime janë shtyre për shkak të akullit në pistë ndërsa mjetet borëpastruese nisen punen qe ne mëngjes për normalizimin e situatës. Udhëtarët kane mbetur të bllokuar per shume ore. Ata u shprehen të irrituar për anulimin e biletave të tyre. Me qindra udhëtarë priten rinisjen e fluturimeve. Autoritetet e aeroportit thane se janë shtyre fluturimet drejt Romes, Milanos, Bolonjas, Venecias, Ankonës, dhe Frankfurtit. Por vonesa ka pasur dhe në fluturime të tjera. Më herët edhe automjetet të cilat udhëtonin drejt Rinasit u devijuan nga policia rrugore, për shkak të ngricave në këtë aks. Rruga tashmë është e kalueshme pas hedhjes së kripës.

Recommended