Ora News – Ankohen fermerët: Lopët na ngordhën nga dermatoza, analizat dalin negative

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ende shumë fermerë në Kukës nuk janë dëmshpërblyer për gjedhët e ngordhura nga dermatoza nodulare edhe pse ky proçesi filloi muaj më parë. Sipas zyrës rajonale të Bujqësisë, analizat laboratorike për 76 krerë gjedhë rezultuan negative. Fermerët nga ana tjetër kërkojnë që shteti të marrë në konsideratë dëmin që u është shkaktuar.
Për çdo ditë këta fermerë të zonave të Kukësit vijnë në Drejtorisë Rajonalë të Bujqësisë.
Ata kërkojnë dëshpërblimin e kafshëve të ngordhura prej 6 muajsh.
Sipas fermerëve gjedhët kanë ngordhur për shkak të dermatozës nodulare, ndërsa analizat e mbërritura në Drejtorinë e Bujqësisë rezultojnë negative për 76 krerë bagëti.
Qarku i Kukësit është ndër më të prekurit nga sëmundja e gjedhit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ankohen-fermeret-lopet-na-ngordhen-nga-dermatoza-analizat-dalin-negative/

Recommended