Debati për tamponët fals negativë, Zalli: Jam kontaktuar nga Shqipëria, 30% e testeve dalin gabim

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi cilësinë e testeve për Covid, ku Partia Demokratike akuzon se tamponët fals negativëqë bën Ministria e Shëndetësisë po bëhen normë.

Detina Zalli, kërkuese shkencore në Oksford, në një intervistë për Ora News thotë se edhe vetë ajo është kontaktuar nga shumë persona në Shqipëri për këtë shqetësim.

Detina Zalli: Ky është një problem që Shqipëria po e has shpesh, shumë persona më kanë kontaktuar personalisht. Kjo ndodh sepse disa teste që po bëhen për Covid me tamponë nuk janë 100% të ndjeshme.

Sipas saj deri më tani nuk ka asnjë provë, asnjë testim që është 100% i ndjeshëm dhe specifik.

Zalli: Kjo është shumë shqetësuese sepse dikush që është realisht pozitiv me Covid 19 por që nuk testohet i tillë, testi i del gabimisht negativ, nuk do të fillojë një kurë të menjëhershme, nuk do të izolohet, duke vendosur jetën e tij në rrezik por edhe jetën e të tjerëve.

Duke ju referuar studimeve të hershme të bëra jashtë Kinës, Zalli deklaron se përqindja e testeve që del negativ është 30%.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/debati-per-tamponet-fals-negative-zalli-jam-kontaktuar-nga-shqiperia-30-e-testeve-dalin-gabim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv