Lajmi fals i konteinerëve me mbetje nga Italia/ Braçe: Shpifja në krye të shtetit! Të hetohet

  • 3 years ago
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka komentuar skandalin e shpifjes e dyshimit të 1.400 konteinerëve me mbetje nga Italia, nisur nga Gioia Tauro dhe shkarkuar në Durrës dhe të zhdukur në mënyrë të mistershme në territorin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se një shpifje e tillë është kriminale dhe nuk mund të vetë-rregullohet. Sipas tij, kur u përhap ky lajm i rremë kishte qëllim politik të pastër. Ai ka kërkuar që të hetohet në mënyrë ligjore shpifja me kontenierët e mbetjeve nga Italia.

"Shpifja ne krye te shtetit! Tani hetim qe shteti mos i jap imunitet shpifjes sic i ka dhene vjedhjes e vrasjes shteterore!

Shpifja per ?Konteineret italian me mbetje te rrezikshme? qe Rama e qeveria e tij i kishin groposur neper Shqiperi eshte e pashembullt; Eshte kriminale! Kjo shpifje nuk veterregullohet!

Me gjithe respektin per ambasadorin e BE, OSCE, KiE etj, po e perseris, nuk veterregullohet! Prej Perendimit dhe Evropes, ajo qe duhet te marrin e perdorim eshte sensi i forte i drejtesise.

Kur perhapen ?lajmin e konteinereve?, paten nje qellim te paster politik, perdoren poziten zyrtare ne nivelin me te larte per ta perhapur masivisht;

Ne menyre te qarte e te forte, insistuese, ne publik e mitingjet e tyre, kerkuan hetim te plote te ?trafikut te plehrave?! Ne dijeni time u rregjistrua ceshtje ne prokurorine e Durresit,  pastaj u transferua ne prokurorine per Krime te Renda;

Tani eshte arkivuar pa u mbyllur, nuk ka veprime kur ne vendin fqinj eshte kryer nje hetim i plote. Tani eshte koha qe hetimi te nxjerre te verteten; Ftohte, mbi fakte e prova prej vendit dhe Italise, te ndaj pergjegjesite per secilin dhe te ndeshkoje deri tek i fundit! Drejtesia per kete duhet, per kete vlen!

Ne kete vend ka ndodhur qe ke qene minister e kryeminister e ke vrare, per biznes e pushtet; Ke fituar aq imunitet duke e ktheyer vjedhjen e vrasjen si normalitet sa tani kerkon pushtet serish duke shfytezuar amnezine e ushqyer!

Ska rendesi si e ke emrin; Identifikon vjedhja me ze e figure, vrasja me ze e figure!

Natyrisht, ne standardin e nje krimi, shpifja eshte nje nivel me poshte; Por nje shoqeri qe nuk dallon dot me shpifjen nga e verteta, pasi i ka dhene imunitet e ka kthyer ne normalitet vjedhjen e vrasjen shteterore, madje duke i pritur si e ardhme, eshte e marre fund!

Te hetohet ligjerisht, shpejt e ne menyre efektive, gjithperfshirese, shpifja me konteineret e plehrave tani", shkruan Braçe.

Recommended