Report TV - FAKE NEWS/ Lajmi i 1400 konteinerëve me mbetje fals

  • 7 years ago
Skandali i dyshuar i 1.400 konteinerëve me mbetje nga Italia, nisur nga Gioia Tauro dhe shkarkuar në Durrës (rrugës drejt pikës së grumbullimit të mbeturinave Drisla në Maqedoni) dhe të zhdukur në mënyrë të mistershme në territorin shqiptar, po del ditë pas dite në pah si një lajm i rremë (fake neWs) i prodhuar në Itali dhe i ricikluar në Shqipëri pa asnjë verifikim.

Një lajm i mirë ky për qytetarët shqiptarë dhe për mjedisin, por edhe një faqe tjetër e turpshme për politikën dhe gazetarinë shqiptare, që ka kopjuar më të keqen nga gazetaria italiane.

Shqiptarja.com ka bërë një investigim në Itali, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe pranë organizmave të tjera shtetërore italiane dhe shqiptare, për të verifikuar nëse është e vërtetë që nga portet italiane janë nisur apo jo konteinerë me plehra të drejtuar për në Shqipëri dhe të destinuar për në Maqedoni nga shoqëria italiane FCL Ambiente.