Lulëkuqet dëmtojnë grurin, ankohen fermerët në Mat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fermerët që kanë kultivuar grurin në luginën e Matit këtë vit po përballen me një problem serioz, pasi parcelat e tyre të mbjellat janë të pushtuara nga lulëkuqja.Të gjitha fushat me ketë bimë bien në sy menjëherë.Banorët thonë se lulëkuqja gjendet pothuajse vetëm tek fushat me grurë.Fermerët shprehen se prodhimi i këtij viti do të jetë sa gjysma e viteve të tjera, pasi bima e lulëkuqes nuk e ka lënë grurin të zhvillohet ashtu siç duhet.Edhe specialistët e bujqësisë e pranojnë që prania e lulëkuqes në parcelat me grurë ndikon në rendimentin e prodhimit, pasi merr ushqimin e grurit dhe pengon rrezet e diellit.Sipas specialistëve mënyra më e mirë për luftimin e saj është ajo tradicionale e ndërrimit të kultivimit të kulturave të ndryshme në të njëjtin vend.
Recommended