Report TV - Përurohet busti i Atit të Shenjtë Nishani: 2 vite më parë na bekoi

  • 8 years ago
Është përuruar në Tiranë busti i Papa Françeskut, në qendër të qytetit konkretisht tek Këmbana e Paqes në sheshin përpara Piramidës.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidenti i vendit, Bujar Nishani, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi etj të cilët thanë se vendosja e bustit të Papa Françeskut është një shenjë e bekimit që vetë Ati i Shenjtë i bëri vendit dhe popullit shqiptar.

Vendimi për vendosjen e bustit të Papa Françeskut u morr nga ana e Këshillit Bashkiak.

Në ceremoni, Presidenti Nishani tha se, ?Papa Françesku përshkoi këtë rrugë, bulevard duke e bekuar vendin e martirëve dhe vetë popullin shqiptar.Përurojmë bustin e Atit të Shenjtë. Busti përpara ish vendit ku ishte diktatori që shembi kisha e xhami dhe vrau klerikë e besimtar të pafajshëm. Diktatura është periudha më e errët e Shqipërisë, pasi ndaloi edhe fenë.Jam i privilegjuar dhe krenar për këtë moment. Shenjtërimi i Nënë Terezës është mëse i merituar dhe na bën krenar. Shenjtërimi, mirënjohje të thellë për Papën. Besojmë tek vlerat e vërteta njerëzore.Harmonia fetare në ka bërë të veçantë. Këtë harmoni duhet ta përhapim edhe tek të tjerët, sidomos me ngjarjet e fundit që në emër të besimit po marrin jetë. Besimtarët shqiptar e pritën Papa Françeskun duke hapur dyert e zemrave e shpirtrave. Të ruajmë harmoninë fetare? ka thënë Nishani.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi ka thënë se vizita e Papës në Shqipëri i tregoi botës harmoninë fetare që ekziston këtu.

?Jam i emocionuar. Është bust e monument për shqiptarët e kryeqytetin tonë.Vizita e Papaës tregoi harmoninë fetare që ka Shqipëria? tha ai.

Ndërkohë, Nunsi apostolik në Tiranë ka falënderuar Shqipërinë për këtë bust që vjen në tre vjetorin e zgjedhjes së Papa Françeskut në krye të Vatikanit.

?Ne jemi mbledhur në përvjetorin e tretë të zgjedhjes së Papa Françeskut dhe pas vizitës së tij në Shqipëri. Shumë prej jush u përfshitë ne atë vizitë dhe në mesazhin e fortë për shpresë e solidaritet për shqiptarët. Ju nuk i keni harruar fjalët e tij dhe emocionet që ai ndjeu gjatë kësaj vizite. Ai tregoi atë ndjesi edhe në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan se çfarë pa dhe si e priti Shqipëria atë" tha ai.

Recommended