Report Tv-Riparim 500 mln lekë tre vite më parë, por rruga e Qafshtamës sërish e pakalueshme

  • 6 years ago
Rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugës nacionale Kruje-Qafshtamë filloi në muajin janar 2013 dhe përfundoi ne janar 2015. Por tre vite më pas siç edhe shihen nga këto pamje amortizimi është i dukshëm dhe gjendja e kësaj rruge është pothuajse e njëjtë me atë të tre viteve më parë. Megjithëse janë shpenzuar 500 mln lekë për të rrugë e cila është amortizuar brenda tre viteve përgjegjësia mbetet jetime.

Fondi për këtë rrugë u dha nga BERZH që ja besoi fondit Shqiptar të zhvillimit.Fondi i dhënë kap vlerën 500 mln lekë dhe qëllimi ishte rikonstruksioni dhe asfaltimi i këtij aksi me qellim zhvillimin e turizmit në parkun kombëtar të Qafshtamës i njohur prej afro një shekulli për vetitë kurative të tij kundër turbekulozit, ajrin e freskët, ujin e mrekullueshëm dhe pyjet e halisura që në këtë vend përreth parkut janë ruajtur e mbrojtur nga masakra nga vete banoret e zonës. Po ashtu kjo rrugë njëkohësisht do përmirësonte edhe jetesën e banorëve të 10 fshatrave të malësisë së Krujës.

Report TV pyeti Fondin Shqiptarë të Zhvillimit nëse kompania ndërtuese e kësaj rruge ka respektuar standardet e kërkuara si dhe a ka qenë pjesë e investimit edhe rehabilitimi përroit një nga kontribuuesit kryesor të gërryerjes së rrugës. Fondi Shqiptarë të Zhvillimit jep këtë përgjigje:

?Segmenti rrugor Krujë-Qafshtamë ka një gjatësi prej 18.1 km. Ky projekt është financuar në kuadrin e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Banka Europiane për Investime (BERZH dhe BEI). Kompania ndërtuese ?A.N.K? shpk e cila është përzgjedhur gjatë procesit të prokurimit nga FSHZH, ka respektuar standardet e kërkuara sipas kontratës së punimeve lidhur me datë 18.12.2012 dhe projektit të zbatimit të hartuar nga ? AIC PROGETTI & SPAGERA shpk më 7.05.2012. Gjatë zbatimit të punimeve janë bërë përmirësime sipas instruksioneve të dhënë nga supervizioni ?Joint Venture IRD shpk & EPTISA shpk për ato vende specifike ku është parë e arsyeshme. Përrenjtë nuk kanë qenë pjesë e rehabilitimit të kësaj rruge. Punimet kanë përfunduar më 12.08.2015 dhe objekti ka hyrë në periudhë garancie deri me 25.01.2017, datë kjo që shënon mbylljen përfundimtare të punimeve në objekt me njoftim nga kontraktori ?ANK?shpk dhe mbikëqyrëse ?Joint Venture IRD shpk & EPTISA shpk?

Recommended