U ndërtua 5 vite më parë, rruga Rrëshen- Burrel tërësisht e amortizuar

  • 6 years ago
Rruga nacionale që lidh Rreshenin me Burrelin është kthyer në makth për banorët të cilët jetojnë në zonat rreth saj.

Rruga është ndërtuar para 5 vitesh, por gjendja në të cilën ajo paraqitet duket se ky investim është bërë në mënyrën me të keqe të mundshme.

Në të gjithë gjatësinë e saj rruga ka gropa dhe në shumë vende edhe rrëshqitje duke u kthyer në rrezik serioz për drejtuesit të mjeteve.

Me thënë të drejtën është skandaloze.

Drejtues mjetesh
Jemi 10 fshatra që pretendojmë më shumë. Cilësia është shumë e dobët, janë hedhur vetëm 10 centimetra asfalt.

Drejtues mjetesh
Ndërkohë janë edhe 10 fshatra banorët e të cilëve përdorin këtë rrugë për të shkuar në qytetet përkatësi si në Burrel ashtu edhe në Reshen.

Pavarësisht ankesave të shumta nga ana e banorëve asnjë prej institucioneve nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjendjes së rrugës.

Recommended