Riparim 37,5 milion euro tre vite më parë, por rruga e Qafshtamës sërish e pakalueshme
  • 6 years ago
Rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugës nacionale Kruje-Qafshtamë filloi në muajin janar 2013 dhe përfundoi ne janar 2015. Por tre vite më pas siç edhe shihen nga këto pamje amortizimi është i dukshëm dhe gjendja e kësaj rruge është pothuajse e njëjtë me atë të tre viteve më parë. Megjithëse janë shpenzuar 37,5 milion euro për të rrugë e cila është amortizuar brenda tre viteve përgjegjësia mbetet jetime.

Fondi për këtë rrugë u dha nga BERZH që ja besoi fondit Shqiptar të zhvillimit.Fondi i dhënë kap vlerën e 37,5 milion euro dhe qëllimi ishte rikonstruksioni dhe asfaltimi i këtij aksi me qellim zhvillimin e turizmit në parkun kombëtar të Qafshtamës i njohur prej afro një shekulli për vetitë kurative të tij kundër turbekulozit, ajrin e freskët, ujin e mrekullueshëm dhe pyjet e halisura që në këtë vend përreth parkut janë ruajtur e mbrojtur nga masakra nga vete banoret e zonës. Po ashtu kjo rrugë njëkohësisht do përmirësonte edhe jetesën e banorëve të 10 fshatrave të malësisë së Krujës.

Report TV pyeti Fondin Shqiptarë të Zhvillimit nëse kompania ndërtuese e kësaj rruge ka respektuar standardet e kërkuara si dhe a ka qenë pjesë e investimit edhe rehabilitimi përroit një nga kontribuuesit kryesor të gërryerjes së rrugës. Fondi Shqiptarë të Zhvillimit jep këtë përgjigje:



?Kompania ndërtuese A.N.K shpk ka respektuar standardet e kërkuara sipas kontratës së punimeve lidhur më 18.12.2012. Gjatë zbatimit të punimeve janë bërë përmirësime sipas instruksioneve të dhëna nga supervizioni për ato vende specifike ku është parë e arsyeshme. Përrenjtë nuk kanë qenë pjesë e projektit të rehabilitimit të kësaj rruge. Punimet kanë përfunduar më 12.08.2015 dhe objekti ka hyrë në periudhë garancie deri më 25.01.2017?.
Recommended