Report TV -Rruga e Kalivaçit në Dibër e pakalueshme, banorët: Asnjë ndërhyrje në 30 vite
  • 4 years ago
DIBËR- Rreth 1000 banorë të njësisë Administrativë Baz në Bashkinë e Matit janë pothuajse të izoluar për shkak të rrugës të shkatërruar. Rruga e fshatit Kalivaç kalohet me vështirësi nga automjetet për shkak të gropave të mëdha.

Kjo rrugë lidh tre fshatra me aksin nacional Burrel-Tiranë. Ardhja e stinës së dimrit e bën edhe më të vështirë kalimin e mjeteve. Rruga është krejtësisht jashtë përdorimit, ndonëse në të qarkullojnë përditë me dhjetëra makina.Banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë që prej 30 vitesh nuk është vënë dorë në këtë rrugë. Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente nga bashkia.

?Gjendja e rrugës është shumë e keqe, me gropa e pakalueshme. Ka 30 vjet që s?vë kush dorë në të. As vijë uji as kanale asgjë. Nuk pyet kush për të. Nga ne është akoma më keq, ka gropa shembje. InshAllah vjen Agron Malaj këtu?, thanë banorët

Si pasojë e mungesës së kanaleve kulluese, ujërat e shiut vërshojnë në rrugë duke krijuar pellgje të mëdha. Edhe pse banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre ndër vite sërish nuk është marrë asnjë masë. Në raste problemesh shëndetësore banorët detyrohen të marrin mjete private për të shkuar në qytet sepse autoambulanca e ka të pamundur që të futet në fshatra përmes kësaj rruge
Recommended