Report TV-Vendoset busti i Skënderbeut në Itali

  • 5 years ago
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla morën pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Bashkinë e Portocannone në Itali, e cila është njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Balla ka postuar në rrjetin social facebook videon e ceremonisë së vendosjes se bustit të heroit kombëtar në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

"Festë e paharrueshme sot në Bashkinë e Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi", shkruan Balla.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhen për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati.

Recommended