Report Tv-Vendoset në Krajovë busti i Skënderbeut, kryebashkiaku rumun: Do rrisim bashkëpunimin

  • 6 years ago
Në kuadër të ditës së djelmërisë vlonjate në Rumani, në qytetin e Krajovës u vendos busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Deputetë të parlamentit shqiptar, kryebashkiaku i Vlorës, Prefekti si dhe artistë vlonjat u pritën nga deputet të Rumanisë si dhe Kryetari i Bashkisë së Krajovës.

Të gjithë deputetët shqiptar dhe rumunë zbuluan bustin e Skënderbeut në një nga sheshet më të mëdha të qytetit të Krajovës. Deputeti Fate Velaj u shpreh se këto janë ngjarje të mëdha që mbesin në kujtesë dhe i afrojnë popujt dhe shërbejnë si ura midis qytetërimeve.

Në vendosjen e bustit Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli u shpreh se vendosja e bustit të Skënderbeut në sheshin e Krajaovës është në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Pas vendosjes së bustit aktiviteti u spostua në Bashkinë e Krajovës ku delegacioni shqiptar u prit nga kryetari i kësaj bashkie. Dy kryetarët e bashkive ai i Krajovës dhe i bashkisë së Vlorës firmosën një marrëveshje bashkëpunimi.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Krajovës shprehu konsiderata për autoritetet nga Vlora, ndërsa vizitën e quajti si një ditë të rëndësishme për marrëdhënien dypalëshe

Recommended