Report TV - ‘Pa gjurmë’/ Pendohet nëna, kërkon vajzën që e braktisi në maternitet 23 vite më parë
  • 5 years ago
Kjo histori nga Lushnja është një tjetër histori e trishtë e një nëne që kërkon fatin e vajzës që e braktisi që pas lindjes. Pas ndarjes së parë nga ish-bashkëshorti dhe pasi kaloi pak kohë, ajo fillon një tjetër marrëdhënie në vitin 1994, atë me Kujtim Sakajevën, marrëdhënie e cila nuk u kurorëzua kurrë. Pak muaj nga kjo lidhje, Hajria mbetet shtatzënë dhe më 22 shkurt të vitit 1995 lind vajzën, në matenitetin e Gramshit, të cilës i vë emrin Anxhela.

Hajria qëndron në këtë maternitet 3 ditë, pasi ishte e pamundur për të lëvizur, ndërkohë që për shkak të kushteve të këqija ekonomike, e lë vajzën në maternitet. Hajrie rikthehet në maternitet pas disa javësh, ndërkohë që rikthimi për të do të ishte dramë. Ajo mëson se vajza kishte ndërruar jetë. Që nga ajo ditë, kjo nënë është në kërkim të fatit të vajzës së saj. ajo nuk beson thellë brenda vetes se vajza ka vdekur në maternitet. Ajo jeton me nënën në qytetin e Lushnjes. Më shumë se dy dekada zemra e nënës rreh për të bijën?fatin e së cilës ende nuk e di?
Recommended