Report TV - Neritan Ceka: Si u zbulua qyteti 2600-vjeçar Arnisa, 70 vite më parë

  • 5 years ago
Arnisa një qytet i lashtë ilir, i zhdukur, dhe që figuronte vetëm në hartat e Ptolemeut, ishte lënë gati në harresë, plot 70 vjet pas zbulimit të gjurmëve të para të saj nga babai i arkeologjisë, Hasan Ceka.

Në një intervistë për Report TV, arkeologu i njohur Neritan Ceka, djali i Hasan Cekës, rrëfen se çfarë ka ndodhur gjatë gërmimeve arkeologjike të pjesshme të bëra gjatë viteve ?80, pranë fshatit Babunjë të Lushnjes.

Zbulimet e bëra në këtë qytet datojnë disa shtresime historike me zanafillë 2600-vjeçare. Janë bërë gjetje arkeologjike që datojnë në shekullin e 6-të para Krishtit, ku janë gjetur pjesë qeramike të shekullit të shtatë e të pestë para Krishtit.

Muri mbrojtës është ndërtuar gjatë shekullit të IV-të para Krishtit, kohë e lulëzimit të kulturave ilire dhe helene.

Intervista me Neritan Cekën, për Report TV, Zhvillohet menjëherë pas zbulimeve më të fundit të ekspeditës së ekipit gjerman dhe shqiptar në Babunjë të Lushnjës.

Ekipi i arkeologëve këto ditë ka nxjerr në dritë rrënojat e qytetit antik të Arnisës.

Kjo është një ekspeditë kërkimi dhe shpëtimi, por vet qyteti u zbulua 70 vjet më parë nga babai i arkeologjisë Hasan Ceka. Ndërkohë, arkeologu, Neritan Ceka flet për kujtimet e zbulimeve të para, rezultatet e zbulimeve të fundit dhe për vlerën e jashtëzakonshme të tyre në fushën e studimeve ilirike.

Recommended