Ora News - Neritan Ceka jep alarmin për degradimin e Bylisit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Neritan Ceka prej pak vitesh është rikthyer në krye të ekspeditave arkeologjike në Bylis.

Aty ky drejtoi gërmimet në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir.

Por tani nuk e fsheh zhgënjimin dhe tregohet kritik e i drejtëpërdrejtë ndërsa tregon shkëlqimin dhe rrënimin e qytetit antik.

Bylisi antik ndodhet vetem 4 km nga rruga kryesore e Ballshit.

Ai është destinacioon i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës.

Mbi të gjithë një pasuri e paçmuar.

Por përshtypja e mundësës së vemendjes nga autoritetet jepet në hyrje të parkut

Gërmimet qytetin ilir të Bylis nisi në vitin 1976.

Për vite me radhë aty punuan ?gjeneralët? e arkeologjisë shqiptare të ndihmuar nga një ushtri studentësh dhe punonjësisht.

Ata nxorrën në dritë këtë rrënojat e qytetit duke dokumentuar historinë ilire!

Por prej vitesh në Bylis nuk flitet më për gërmime të mirëfillta arkeologjike, por pastrime, matje, e plotësime dokumentacioni.

Ekspedita e fundit kishte vetëm dy arkeologjë, një teknik dhe disa punëtorë. E gjitha kushtoi vetem 120 mijë lekë!

Braktisja thotë Ceka ka nisur prej vitesh, ndërsa ngre alarmin se kjo po rrezikon katastrofën sic e cilëson Ai rrezikun e degradimit të parkut arkeologjik.

Në punën dhe përpjekjen për të zbuluar, mbrojtur dhe reklamuar Bylisin antik, Profesor Ceka ka në krah edhe vajzën e tij, Ashtu si dikur Ai shoqëronte të atin, Arkeologun e njohur Hasan Ceka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neritan-ceka-jep-alarmin-degradimin-e-bylisit
Recommended