Ora News - KLSH jep alarmin për kontratat PPP, 12.6 mld detyrime kompanive për 2019
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vënë alarmin për pasojat që mund ti vijnë buxhetit të shtetit nga kontratat e Partneritetit Publik Privat.

Në raportin më të fundit thuhet se detyrimet ndaj kompanive që kanë fituar kontratat për vitin 2019 shkojnë në 12.6 miliardë lekë.

Ndërsa deri në vitin 2024 fatura do të rritet gradualisht duke shkuar në 22.7 miliardë në vitin 2024.

Detyrime këto që janë për 15 marrëveshje. Në vitin 2032 shuma që shteti shqiptar do të duhet të paguajë do të zbresë në 10.6 miliardë lekë.

Por ndërsa situata konsiderohet e rrezikshme, qeveria ka vazhduar me miratimin e një tjetër koncesionari.

Një ditë më parë në buletinin zyrtar u publikua fituesi i ndërtimit të portit të jahteve në zonën e Kepit të Rodonit, një nga bukuritë e rralla të paprekura deri më tani të Shqipërisë.

Vlera e investimit vetëm në këtë projekt shkon në 883 milionë lekë pa TVSH dhe me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Për KLSH shqetësues është dhe skema që parashikohet prej qeverisë për shlyerjen e koncesionarëve.

Sipas KLSH-së, si rregull pagesat nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Nga KLSH vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare/PPP për vitet në vazhdim.

Por duke parë dhe uljen e rritjes ekonomike mbetet shqetësim për siutatën që do të krijojnë këto detyrime.

Ndaj KLSH kërkon vëmendje maksimale mbi normën e rritjes së të ardhurave për efekt të respektimit të kufirit të 5% gjatë periudhave koncesionare të kontraktuara.

Një tjetër shqetësim është dhe vëmendja ndaj ndikimit të projekteve Partneritet Publik Privat në borxhin publik, i cili për KLSH ndikohet nga këto kontrata koncesionare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/klsh-jep-alarmin-kontratat-ppp-126-mld-detyrime-kompanive-2019

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended