Neritan Ceka konferencë për rrugët - (17 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeministri Meta duhet të prish të gjitha kontratat e rrugëve. Me këtë rrugë mazhoranca nuk shkon dot në zgjedhje. Me këtë deklaratë ka dalë sot para gazetarëve kreu i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka. Ne tha Ceka sot kemi dashur që kryeministri të krijojë qeverinë Meta dhe jo qeverinë e marrveshjeve të vogla dhe të situatave.

Kreu i liberal demokatëve ka hedhur sot akuza të ashpra ndaj firmës së nërtimit Sarandopulos.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- ?Citohet në mënyrë të veçantë firma Srandopulos që ka bërë goxha sponsorizime për politikanët shqiptarë për fëmijët e tyre, për pushime, për fluturime etj dhe s?ka pse ti paguaj populli shqiptarë?.

Ceka ka vijuar se rruga Durrës-Kavajë, e cila është riparuar nga kjo firmë është një nga turpet e rrugëve në Shqipëri dhe për këtë arsye Ceka bën thirrje.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- ?Të nxirret jashtë nga Shqipëria firma e zotit Sarandopulos dhe bashkëpuntorët e tij dhe ti ndalohet për herë hyrja e tij në Shqipëri?.

Ceka ka pohuar sot se ministrja Shuli është e PSD ndërsa përgjegjësinë për rrugët e Shqipërisë natyrisht që do ta mbaj Partia Socialiste.

Neritan Ceka, Kryetar i PAD:- ?Nuk ka pse PAD të paguaj meqë e bëre për Social Demokratët, në qoftë se nuk ja mbajnë shpatullat të mbaj një ministri, s?ka pse ti mbaj, le tja lërë të tjerëve edhe më duket se PS I ka përgjegjësitë kryesore?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended