Vjedhja e thesarit, Ceka për akuzat e Berishës - (11 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kreu demokrat Berisha dhe stafi i tij i janë kundërvënë deklaratave të socialistëve, sipas të cilave thesari është vjedhur në Mars të vitit ?97 me publikimin e një sërë dokumentash. Në to vërtetohet se Ceka i shkruan Mejdanit në Gusht të ?97 si Ministër i Rendit se thesari është i paprekur dhe jo më larg se dje nga selia blu, publikohet edhe raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin ?98, ku edhe këtu thuhet se thesari është i paprekur.

Nga ana tjetër prokuroria shqiptare shqetësohet më tepër për faktin sesi bie në dorë të Berishës këto dokumenta sesa për përmbajtjen e tyre. Hije dyshimi janë hedhur nga prokuroria mbi stafin e presidentit Mejdani. Burime të afërta pranë presidentit kanë pohuar sot për Tv Klan se letra e Cekës drejtuar Mejdanit e cila u publikua nga Berisha nuk kishte në kokë vulën me mbishkrimin Presidenti i Republikës.

Ndërsa letërdërguesi Neritan Ceka për Tv Klan sqaron.

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- ?Fakti është që ajo letër nuk ka shkuar në presidencë, është zhdukur rrugës, gjë që nge një përgjegjësi të madhe për personin që e ka ndaluar atë, por edhe për vetë administratën e zotit Berisha që merret me gjueti letrash. Shteti është një, nuk mund të krijohen dy shtete paralele. Kjo ngre edhe një detyrë për prokurorinë, të shkoj dhe të sekuestroj menjëherë këto shkresa që mbahen në mënyrë të paligjshme nga PD?.

Gazetarja:- Zoti Ceka ju e keni kostatuar tani faktin që letra juaj ka mbetur rrugës, apo keni patur djeni edhe në vitin ?97?

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- ?Jo kjo është një gjë që na është informuar tani?.

Gjithsesi Berisha vazhdon të kërcënoj kundërshtarët e tij politikë me publikime dokumentash rreth çështjes së thesarit./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended