Dollari arrin niveli më të lartë, 130.3 lekë. Euro rimëkëmbet kundrejt lekut- Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregu i këmbimit në vendin tonë ka pësuar sërish luhatje të forta. Për shkak të bursave, dollari është forcuar ndjeshëm kundrejt euros, duke arritur në 130.3 lekë niveli më i lartë i viteve të fundit. Ndërsa monedha europiane është rimëkëmbur disi kundrejt lekut, duke u shkëmbyer me 138.1 lekë. Por gjithsesi, euro mbetet larg kuotës historike prej 140 lekësh.
Rënia e fortë e euros në bursat ndërkombëtare është reflektuar në tregun tonë të këmbimit.
Në tregjet financiare, monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 05 cent, duke humbur sërish pikë.
Në tregun tonë valutor është konstatuar një forcim i dollarit kundrejt euros, megjthëse kjo e fundit është forcuar kundrejt lekut shqiptar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/dollari-arrin-niveli-me-te-larte-130-3-leke-euro-rimekembet-kundrejt-lekut/