Ora News - Vakancat në Gjykatën e Lartë, mungojnë gjyqtarët, emra të paracaktuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rezoluta e Parlamentit Europian u ka risjellë në vëmendje socialistëve plotësimin e vakancave në sistemin gjyqësor, që e kërkuan me tone të ashpra. Por kryetarja e KLGj Naureda Llagami, u kujtoi mazhorancës procesin e vettingut dhe kriteret e përzgjedhjes, që sjellin emra të paracaktuar për vakancat.

Pas rezolutës së parlamentit europian me 15 kushte për integrimin, socialistët kërkuan me tone të ashpra plotësimin e vakancave në institucionet e gjyqësorit. Gjatë raportimit të krerëve të KLP dhe KLGJ, përfaësues të mazhorancës u shprehën se plotësimi i vendeve në gjykatën e lartë është emergjencë.

''Dhe të okupohet një mbledhje e posaçme e Kuvendit vetëm për mosplotësim të kësaj rezolute.''

Por kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami, solli në vëmendje procesin e vettingut.

''Gjë e cila kufizon mundësinë e përzgjedhjes konkurencës, reale mes tyre. Për pasojë, procesi dhe plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë mund të perceptohet si i paracaktuar.''

Për socialistët, shkarkimet e gjyqtarëve nuk janë argument ligjor,

''Po t'i shpallim këto 15 vendet e lira nga sistemi gjyqësor, mund të na krijohet një problem në funskionalitetin e Gjykatës së Apelit apo edhe Gjykatave të Shkallës së Parë për shkak të vettingut, nuk është argument ligjor.''

Ndërkaq kreu i KLP, Gent Ibrahimi premtoi se brenda vitit 2020, nuk do të ketë më prokurorë të përkohshëm.

''Brenda vitit 2020 do kryejmë të gjitha procedurat e ngritjes në detyrë për ngritjen e prokurorisë.''

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vakancat-ne-gjykaten-e-larte-mungojne-gjyqtaret-emra-te-paracaktuar

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended